Skandal: PZAP e KQZ e ndalojnë edhe Labinotë Demi-Murtezin, ndonëse ajo s’ka dënim

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi – Murtezi nuk është lejuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) që të kandidojë për zgjedhjet e 14 shkurtit, me arsyetimin se ka qenë e dënuar në tre vitet e fundit me vendim gjyqësor.

Demi – Murtezi ishte dënuar në dhjetor të vitit 2017 me vërejtje Gjyqësore nga Gjykata e Prishtinës, pasi u gjet fajtore për rrezikim të trafikut publik, mirëpo dënimi i saj u shlye nga evidenca e dënimeve në janar të vitit 2019.

Shlyerjen nga evidenca e dënimeve e ka paraparë Kodi Penal në nenin 103 paragrafi 2 ku thuhet se: Dënimi shlyhet nga evidenca e personit të dënuar për herë të parë 1 vit nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit në rastin e vërejtjes gjyqësore ose të lirimit nga dënimi.

Pra sipas Kodit Penal të Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi nuk konsiderohet e dënuar me vendim gjyqësor që nga data 31 janar 2019 pasi në atë datë ka kaluar 1 vit nga dënimi i plotfuqishëm me vërejtje gjyqësore.

Duke u bazuar në dispozitat e Kodit Penal, ajo nuk do të duhej të figuronte si person i dënuar në evidencat penale.

Vendimi për mos lejimin e kandidatit të kandidates Demi – Muretzi u mor nga PZAP e cila, përpos saj, nuk e lejoj kandidimin as të kandidatëve të tjerë të LV-së dhe partive të tjera që kishin qenë të dënuar në tre vitet e fundit.

Ky vendim u mor sot nga PZAP që pasi shqyrtoi ankesat e kandidateve dhe partive politke kundër vendimit të KQZ-së, vendosi që të mos e lejoj kanididmin e personave të dënuar në tre vitet e fundit.

Sipas vendimit të PZAP-së nuk ka rëndësi nëse një person është dënuar me kusht apo me gjobë, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk e përcakton llojin e dënimit, mirëpo mjafton vetëm fakti që i njëjti ka qenë i dënuar në tri vitet e fundit dhe të mos mund të jetë kandidatë për deputet.

Madje sipas këtij vendimi një personi mund t’i kufizohet e drejta për të kandiduar edhe nëse nuk është i dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës por ka një akuzë aktive.

Paneli po ashtu vlerësoj se ligji mbi zgjedhjet e përgjithshme është ligj special në raport me kodin penal dhe mbizotëron në ndaj kodit në ketë rast, shkruan kallxo.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *