
Moti sot në vend do të jetë i ndryshueshëm, me lagështi dhe erë të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Në fund të ditës lagështia do të ulet.Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri 2 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej -1 deri 6 gradë celcius.
Advertisement
Gjatë ditëve të ardhshme pritet stabilizim i motit, por do të jetë ftohtë, sidomos në orët e mëngjesit.
Prej të premtes do të jetë më ngrohtë dhe do të ketë reshje të shiut, ndërsa nëpër male do të ketë borë.
Advertisement