Këshilli Rinor Lokal: Nuk kemi pasur aktivitet politik në promovimin e qendrës rinore, qendra u përket të rinjëve!

Këshilli Rinor Lokal për Gazetën Populli ka demantuar lajmet të cilat po qarkullojnë nëpër media se aktiviteti i djeshëm ka pasur kahje apo qëllime politike.

Në deklaratën e plotë të kryetarit të KRL-së shihet qartë se nuk ka pasur përmbajtje politike.

Ai me theks të veçantë falenderon të gjithë anëtarët e forumeve rinore partiake (ASH, BDI, LSDM, VMRO) të cilët janë pjesë e KRL-së Tetovë./gazetapopulli.net

Kryetari i KRL-Tetovë theksoi në deklaratën e tij për media dje:

“Shfrytëzoj rastin të falenderoj të gjithë anëtarët e Këshillit Rinor Lokal, forumet rinore të të gjitha partive politike të cilët na kanë dhënë neve si Këshill Rinor Lokal një mbështetje të pa-diskutueshme për këtë projekt që qyteti i Tetovës ka pasur nevojë kah moti.”/gazetapopulli.net

Ndiqni deklaratën e plotë në linkun: https://streamable.com/h6si3d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *