
Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se ai gjithashtu do të vaksinohet kundër Covid-19, kur vaksinat të mbërrijnë në vend.
Advertisement
“Duke u vaksinuar, unë dua të jap një shembull personal në luftën kundër pandemisë,” tha Zaev.
Ai theksoi se parapagesa për 833,000 doza të vaksinave të porositura tashmë është bërë. Kryeministri u sugjeroi qytetarëve të festojnë festat e Vitit të Ri me përgjegjësi, duke theksuar se qeveria ka pranuar masat e reja kufizuese, dmth ndalimin e festimit në ambiente të hapura dhe të mbyllura, dhe baret do të jenë të hapura deri në orën 18:00.
Advertisement