Falsifikuan kartëmonedha nga 50 euro, policia padit dy kumanovarë

Janë parashtruar dy kallëzime penale kundër dy personave A.R(43) dhe N.S(32) nga Kumanova për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “falsifikim të parave”.

Personat e denoncuar, më 22 janar 2021 nga një persona nga Tetova, kanë siguruar 37 kartëmonedha prej 50 eurove. Më 23 janar në periudhën prej ora 05.00-06.00, paratë i kanë lëshuar në qarkullim si të vërteta, në një kazino në Kumanovë. Të dyshuarit kanë këmbyer 26 bankënota në denarë në sportel të kazinosë, me çka kanë marrë 79.950 denarë në mënyrë të paligjshme.Pasi punonjësit dyshuan se kartëmonedhat nuk ishin reale, ata e raportuan rastin në SPB-Kumanovë. Policia konfiskoi 26 kartëmonedha prej 50 eurove, ndërsa në një makinë të tipit Mercedes nën pronësi të A.R. u gjetën edhe 11 kartëmonedha tjera të 50 eurove të falsifikuara, njofton MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *