E FUNDIT / U vaksinua 16 ditë më parë bashkë me Ramën, infektohet me COVID-19 mjeku Pëllumb Pipero

Disa ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfizer, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është infektuar me koronavirus.

Advertisement

Lajmi konfirmohet nga burime të Panorama.al, të cilat thanë se mjeku ka rezultuar pozitiv në testin e tamponit.

Mjeku Pipero infektohet me Covid-19 rreth 16 ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës kundër koronavirusit. Pipero ishte në mesin e tre mjekëve të parë që u vaksinuan me vaksinën e Pfizer, pas kryeministrit Edi Rama.

Infektimi i mjekut Pipero me Covid-19 pasi marrjes së dozës së parë të vaksinës, shënon rastin e parë në vendin tonë të infektimit të një mjeku pas vaksinimit.

Ndërkohë që doza e dytë e vaksinës Pfizer merret pas më shumë se 3 javësh nga doza e parë.

Advertisement

Leave a Reply