
Përpjekjet për të politizuar procesin e regjistrimit nuk do të kalojnë, tha deputetja e LSDM-së Snezana Kaleska Vanceva, në një paraqitje në TV 24, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Advertisement
Ajo theksoi se qytetarët që jetojnë jashtë për 12 muaj do të numërohen ndaras dhe nuk do të hyjnë në regjistrimin e popullsisë rezidente.
“Do tw regjistrohet, prona, pasuritë e paluajtshme, kompanitë, apartamentet. Unë dua të them se qytetarët do të jenë në një listë të veçantë dhe nuk do të hyjnë në regjistrimin e popullsisë rezidente. Por ne do të dimë se sa pronë kanë ata këtu, strukturën nga vijnë”,tha Kaleska-Vanceva.
Përpjekjet për të llogaritur përqindjet për përkatësinë etnike, tha ajo, janë të panevojshme.(INA)

Advertisement