Tronditëse/ Albert Krasniqi vritet nga babai i tij në qendër të prishtinës, ishte në kërkim nga policia për dhunë fizike ndaj të shoqes

Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, mëson Indeksonline, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij. Tashmë i arrestuar si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte.

Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndësa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. 

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si afarisë të njohur në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *