Blerim Bexheti po shemb objektet te Liqeni Treskës, ndërsa po e fsheh se çka do të ndërtohet edhe pse plani urbanistik duhet të bëhet publik

Foto: SDK.mk

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, po e fsheh Planin e Detajuar Urbanistik (DUP) për Liqenin e Treskës dhe nuk thotë se çfarë është planifikuar të ndërtohet atje. Dy javë më parë, me urdhër të tij, me mekanizimin e ndërmarrjes publike komunale, objektet përreth liqenit po shemben, nga kampuesit është kërkuar që të largohen nga kompleksi, por ende nuk tregohet se çfarë do të bëhet me simbolin e dikurshëm të Shkupit.

Plani i detajuar urbanistik për Treskën u miratua në fund të vitit të kaluar, por askush në publik nuk e ka parë atë. Sipas Ligjit për Planifikimin Urban, komuna duhet të mbajë një prezantim publik dhe të kryejë një sondazh publik, dhe plani, pasi të miratohet, duhet të botohet në uebfaqen e komunës për të qenë në dispozicion të publikut. Me punimet e ndërtimit në liqen, plani fillon të realizohet, ndërsa askush nuk e di për çfarë dhe sa objekte janë markuar.

Nga redaksia e Sakamdakazham.mk thonë, derisa po përgatitej plani, i kanë kërkuar kryetarit Bexheti të tregonte se çfarë po parashikohej me të, por nuk kanë marrë ndonjë informacion. Dhe tani që në Treskë kanë filluar të shembin për disa ditë me radhë, ata kanë kërkuar përsëri që plani i detajuar urbanistik të paraqitej dhe të vihej në dispozicion të publikut, por Bexheti së pari ishte arsyetuar që urbanisti ishte në pushim mjekësor, megjithëse edhe ai si kryetar i bashkisë ka marrur pjesë në miratimin dhe përgatitjen planit, dhe më pas ka ndaluar së përgjigjuri thirrjeve telefonike të gazetarëve, sms-ve dhe mesazheve në viber.

Liqeni Treska ishte nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit deri në Nëntor të 2013-ës kur Qeveria e VMRO-DPMNE-së ia dorëzoi Komunës së Sarajit. Kryetari i atëhershëm i Sarajit Bekim Murati njoftoi se Treska do të rritet në një atraksion të ri turistik në Shkup, se ka investitorë të huaj të interesuar, kryesisht nga Turqia, por deri më tani nuk është realizuar, sepse plani i detajuar nuk ishte miratuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *