Kroati 71-vjeçar sulmon me bombë punëtorët që kishin ardhur për t’ia ndërprerë energjinë elektrike

Punëtorët e HEP erdhën për t’i ndalur energjinë elektrike, ai hodhi një bombë mbi ta. Një punëtor po lufton për jetën e tij.

Siç ka mësuar index.hr, punonjësit e HEP, një 52 vjeçar dhe një 55 vjeçar, janë plagosur. Ata erdhën te 71-vjeçari nga Pakrac për t’ia ndalur energjinë elektrike, por ai hodhi një bombë në drejtim të tyre.

I moshuari 71-vjeçar më pas u mbyll në shtëpi. Policia arriti ta arrestojë atë pas një kohe. Portali lokal mojportal.hr raporton se një punonjës i HEP-it në sulmin e kryer nga M.A. është në gjendje kritike dhe mjekët po luftojnë për jetën e tij.

Nga spitali pohojnë se të plagosurit kishin lëndime të shumta dhe se ata do të jepnin më shumë informacion së shpejti.

Ndryshe, policia kroate ka bërë të ditur se është ende në vendin e sulmit dhe se ka filluar hetimet. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *