Kungullovski: Varianti britanik i KOVID-19 pritet të jetë më dominanti në Maqedoninë e Veriut

Mjeku Goran Kungullovski nga klinika Zhan Mitrev në një deklaratë për media ka dhënë detaje lidhur me pacientin i cili ishte infektuar me variantin britanik të KOVID-19. Ai tha se pacienti ka pasur pasqyrë të lehtë klinike, ndërsa shton së në muajt në vazhdim, varianti britanik mund të jetë më dominues në Maqedoninë e Veriut.
“Në disa muajt e ardhshme do të ndjekim nëse prevalenca ndryshon ose jo, gjegjësisht nëse variant I virusit britanik bëhet dominant ose nuk bëhet. Është shumë kuptueshme se për disa muaj ky virus do të jetë dominant edhe në Maqedoni ashtu sikurse në disa vende të Evropës, sepse transmetohet shumë më lehtë nga variantet e tjera”, ka deklaruar Goran Kungullovski, doktor në spitalin “Zhan Mitrev”, përcjell SHENJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *