“Organizatorët e 27 Prillit” – Dëshmi të reja sot në gjykatë

Në gjykimin për “organizatorët e 27 prillit” dëshmuan më shumë dëshmitarë të mbrojtjes

Spiro Ristovski në vitin 2017 nuk ka pasur kurrfarë funksioni në VMRO-DPMNE, këtë e konfirmuan disa dëshmitarë në seancën e sotme për gjykimin e organizatorëve në ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Advertisement

Dëshmitari Zoran Konjanovski, si anëtar shumëvjeçar i VMRO-DPMNE-së, tha se Spiro Ristovski në vitin 2017 nuk ka pasur kurrfarë funksioni në VMRO-DPMNE, sepse siç tha Ristovski ka pasur njollë politike si ish anëtar i VMRO-PP.

I pyetur nëse ka qenë anëtar i grupeve në viber për komunikim mes funksionarëve dhe anëtarëve, Konjanovski tha se ka qenë dhe ende është pjesë e disa grupeve në viber, për këmbim të të dhënave,  konkretisht për problemet në sektoret në të cilat jam i njoftuar.

“Unë nuk kam marrë pjesë në një grup të tillë me komente të cilat kanë të bëjnë me protestat. Më 27 prill të vitit 2017 isha për vizitë në komitetin komunal Vallandovë në takim me bujqit, sepse isha i njoftuar si ish ministër”, deklaroi Konjanovski.

Në pyetje të prokurores Ruskovska, nëse Ristovski ka pasur njollë politike kur është emëruar si ministër, Konjanovski tha se në qeverinë e VMRO-DPMNE-së ka pasur persona të cilët ishin ish anëtarë edhe të LSDM-së.

Dëshmitari Davor Politov, i cili në vitin 2016-17 ka qenë i punësuar në MASH, derisa zëvendësministër ka qenë Spiro Ristovski, tha se më 27 prill të vitit 2017 është dashur të kenë ngjarje të përbashkët me ministrin Pishtar Lutfiu – vizitë në shtëpinë studentore Pellagonia.

“Kemi pasur përgatitje të zakonshme para ngjarjes, e cila duhej të mbahet në orën 12:00. Gjysmë ore para asaj, nga ministri Pishtar kërkuan nëse mundet vetëm ta mbajnë ngjarjen. Sapo u anulua ajo ngjarje, Spiro tha se do të shkojë në shtëpi, ku ka pasur disa obligime, sepse atëherë ishin në procesin e shpërnguljes. Unë mbeta deri në fund në punë, dhe pastaj shkova në shtëpi”, tha dëshmitari.

Në protestat  “Për Maqedoni të përbashkët” tha se ka marrë pjesë dy herë,  me vetëiniciativë.

I dyti ka dëshmuar Ristov Dragan, i cili në vitin 2016 -17 ka qenë kryetar i komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së Dellçevë.

“Nuk kishte vendim për mbështetje të zgjedhjeve, secili individualisht ka vendosur nëse do të marrë pjesë. Unë nuk kam ndikuar te anëtarët e komitetit komunal dhe lokal për pjesëmarrje në protestat”, tha dëshmitari.

Ai potencoi se nuk ka pasur kontakt me Spiron dhe Milen për organizimin e personave për protestat, si dhe se më 27 prill të vitit 2017 ka qenë në Dellçevë.

Biljana Trajkovska, e cila në vitin 2017 ka punuar në MASH, si shefe e kabinetit të zëvendësministrit Spiro Ristovski, tha se më 27 prill të vitit 2017, sapo është kthyer nga udhëtimi në Itali, kanë shkuar me Spiron kur duhej të kthehet në punë.

“Më tha se atë ditë planifikonte ta vizitojë ministrin Abdylaqim Ademi, i cili ishte i sëmurë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari Ogor Atanasov, i cili në vitin 2017 ka qenë kryetar i komitetit lokal të VMRO-DPMNE-së Trubarevo, tha se si komitet nuk kanë pasur qëndrim në lidhje me protestat e “Për Maqedoni të përbashkët”.

I pyetur nëse ka pasur kontakt me Spiro Ristovskin dhe Milen për protestat, dëshmitari tha , se nuk ka pasur kurrfarë kontakti.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është Uillma Ruskovska.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 1 shkurt, për kur janë thirrur më shumë dëshmitarë nga mbrojtja e Spiro Ristovskit.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe për Arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ato akuzohen se kanë bërë vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Advertisement

Leave a Reply