
Dje (27-janar) rreth orës 18:10, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, pjestarët e policisë të SPB-Tetovë e kanë privuar nga liria personin G.S. (37) nga Treboshi i Tetovës, për arsye se më herët personi P.M. (25) nga Tetova, kishte raportuar se në veturën “Mercedes” me targa të Tetovës, në të cilën personi G.S. kishte qëndruar me motrën e P.M., me të cilën kishin qenë në një lidhje dashurie, G.S. kishte nxjerë dhe e kishte kërcënuar me armë zjarri.
Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.
Advertisement
Advertisement