Deklarata skandaloze e Shqipe Selimit: Burrat duhet të merren me politikë ndërsa gratë në shtëpi dhe të kujdesen për fëmijët

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Shqipe Selimi, njëherit gruaja e ish-deputetit Rexhep Selimi, ka dhënë një deklaratë duke thënë se burrat duhet të merren me politikë ndërsa gratë në shtëpi dhe të kujdesën për fëmijët.

Kështu deklaroi, gruaja e Rexhep Selimit kur u pyet se a do të tërhjeket nga politika nëse kthehet Rexhep Selimi nga Haga, shkruan Periskopi.

“Se tash paragjykimet që janë në Kosovë, burri apo gruaja, tash a me pas lanë Rexhën te shpija, e unë në politikë apo si. Gabim është, po edhe i ka kqyr fëmijët, por unë e kam parë më të rëndësishme që unë si nanë me i këqyr fëmijët. Ma e rëndësishm rritja e fëmijve se politika.”

“Por ndoshta vetë natyra na i ka caktu këto ligje të pashkruara që burri të merrët me politikë, e unë me fëmijët”, ka thënë ajo në kallxo.com

Deklarata e saj nga aktivistet për të drejtat e grave po cilësohet si skandaloze nga një kandidate për deputete për Kuvendin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *