Qentë endacakë kafshojnë dy tetovarë

Qentë endacakë vazhdojnë të mbeten problem shqetësues për tetovarët. Edhe pse vazhdimisht është premtuar për zgjidhjen e këtij problemi nga udhëheqësia e Komunës nuk është marrur asnjë hap konkret për këtë problem.

Advertisement

Nga SPB Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme dy tetovarë kanë paraqitur në polici se janë sulmuar nga qentë endacakë.

“Dje (27-janar) në orën 14:10, personi A.B. (25) nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën ,,Blagoja Toska“ në Tetovë, kishte qenë i kafshuar nga një qen endacak.”

“Gjithashtu po të njejtën ditë (27-janar) në ora 16:10, 70-vjeçarja U.P. Nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën ,,Jane Sandanski“ në Tetovë, kishte qenë e kafshuar nga një qen endacak.” / GazetaPopulli.net

Advertisement

Leave a Reply