Dr. Refik Veseli një jetë kushtuar pacientëve me profesionalizëm!

Mjeku i mirënjohur Refik Veseli është emblema e malësisë së Tetovës aty ku vepron dhe punon, për humanizmin e pashoq, punën profesionale dhe shumë më tepër!

Advertisement

“E gjithë malësia çohet në këmbë për doktorin, shpëton jetë çdo ditë” janë këto fjalët e gjithsecilit që pyet, në fshatrat e malësisë për ta përshkruar punën e tij shkruan Pa Censurë.

Beteja me Covid-19 vetëm se e ka konfirmuar humanizmin dhe profesionalizmin e Dr. Vejselit. Puna pa orar, përkrahja morale e pacientëve dhe rezultimi negativ nga virusi i pabesë tek pacientët, i ka shtuar edhe një yll më shumë veprimtarisë së tij dyzet vjeçare!

Doktor Veseli ka kryer studiemet në Çekosllovaki në Universitetin “Jan Amoç Konenski”Bratisllave në fakultetin e mjekësisë së përgjithshme në vitin 1981 ku ka qenë edhe gjenerata e fundit e diplomuar në gjuhën latine!

Po si u zhvillua karriera e doktorit të mirënjohur Refik Veseli?!

Pas diplomimit kthehet në vendlindje por si patriot që njihet ka qenë i papërshtatshëm për sistemin komunist e ka pasur të pamundur të punësohet andaj dhe provon rrugën alternative për t’u punësuar në Kosovë konkretisht në fshatin Mulan të Suharekës shkruan Pa Censurë.

Më 1984 kthehet në vendlindje dhe punësohet si mjek në fshatin Veshallë e më pas në Shipkovicë.

Gjatë luftës në Kosovë doktor Veseli punësohet në Shtëpinë e Shëndetit në fshatin Zhelinë ku edhe ka qenë i angazhuar në pritjen e refugjatëve nga Kosova në fshatin Jazhincë!

Pas mbarimit të luftës në Kosovë nevoja e madhe për mjek e thërret doktorin Veseli që të kthehet përsëri në Kosovë konkretisht si shef i Ndihmës së Shpejtë në Pejë.

Doktor Veseli ka marrë shumë mirënjohje për punën e tij por ajo që vlen të theksohet është nga Komiteti Rajonal i Dugagjinit nga zotëri Dr. Ali Berisha për zhivillimin dhe përparimin e mjekësisë në Pejë!

Nga viti 2006 me ndryshimet administrative ne shëndetësi formon institucionin privat shëndetësor Shipkovica-Shipkovicë ku deri më tani mba vulën e profesionalizmit!/PaCensure

Advertisement

Leave a Reply