Ndërron jetë Dr. Ahmed Memedi

Shoqëria Stomatologjike Shqiptare, me hidhërim të thellë e mori lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut dhe anëtarit të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, Dr Ahmed Memedi nga Tetova i cili ndërroi jetë në moshën 65 vjeçare.

Me këtë rast, në emër të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, familjes Memedi, kolegëve dhe të gjithë miqve dhe dashamirëve të tij u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje kaq të madhe për të gjithë ne.
I përjetshëm qoftë kujtimi për kolegun, mikun dhe shokun tonë, Dr.Ahmet Memedi
Varimi bëhet sot pas namazit të drekës.

Prof. Dr. Kenan Ferati
Kryetar i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *