Mot me vranësira dhe me erë, nga mbrëmja shi dhe borë

Moti do të jetë me vranësira me periudha me diell në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, kurse nëpër male dhe në disa vende më të larta dëborë. Në pjesët perëndimore, reshjet herë pas here do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me erë të fuqishme në jugperëndim. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në -1, kurse ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet deri -3, kurse ajo maksimale do të arrijë deri 7 gradë.

Të shtunën në mëngjes do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, kurse nëpër male dhe në disa vende më të larta dëborë. Gjatë ditës do të mbizotëroj mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, kurse përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriperëndimore. Pastaj në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme kryesisht me shi, më të rrëmbyeshme të dielën pasdite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *