Tetovë, caktohet çmimi i biletave për autobus! Për studentët më shtrenjtë se sa për të punësuarit në komunë

Këshilli komunal i Tetovës dha dritë jeshile që pesë autobusët e ri të kalojnë në pronësi të Ndërmarrjes Tetova Transport.

Advertisement

U vendos edhe për çmimet e biletave, për çka edhe pati mospajtime se pse biletat  janë më të shtrenjta për studentët se sa për të punësuarit në komunë.

Studentët do të duhet të paguajnë 600 denarë biletë mujore, ndërsa të punësuarit në komunë 450 denarë.  Për këtë reaguan këshilltarët e Besës dhe Aleancës.

“Është një disbalans çmimesh, ku personat të cilët mund të ia dalin, kanë çmim më të lirë se sa studentët të cilët nuk kanë aspak të hyra dhe ne duhet t’i ndihmojmë, ata e kanë çmimin më të lartë.  Dhe një grup që aspak se kishin vendosur janë  rastet sociale apo ata që nuk kanë aspak të hyra apo kanë vetëm një rrogë 250 euro”, deklaroi Besar Durmishi- Këshilltar i Besës.

 “Nuk ka kuptim që studentët të paguajnë më pak se të punësuarit e komunës”, tha Arif Selmani këshilltar i ASH-së.

 Drejtori Ndërmarrjes “Tetova Transport” Fesal Beadini tha se çmimorja  është sa për filluar me punë, ndërsa në të ardhmen  nuk përjashtoi mundësinë se edhe mund të shtohet ndonjë kategori e re .

“Fillimisht kësaj çmimores duhet t’i jepet dritë jeshile që të funksionojë transporti publik, pastaj në bazë të analizave që do në kthehen në ndërmarrje nuk përjashtohet mundësia që  të futen kategori tjera për dhënien e shërbimit të transportit publik ”, tha Fesal Beadini- drejtor Tetova Transport.

Bileta për një udhëtim do të kushtojë 20 denarë, bileta mujore 900 denarë, ndërsa vjetorja do të kushtojë 9000 denarë.

Për pensionistët mbi 62  vjet dhe personat me invaliditet bileta mujore do të kushtojë 350 denarë, ndërsa vjetorja 3500 denarë. Për personat  me mbi 80% invaliditet do të jetë falas.

 Në Tetovë do të ketë tre linja të rregullta, por deri më tani akoma nuk është vendosur se në cilat rrugë autobusët do të frekuentojnë.

Ndryshe për t’i aktivizuar autobusët e ri, ndërmarrja duhet të hapë konkurs dhe që të licencohen linjat e autobusëve, me çka për shkak këtyre procedurave, Tetova pa transport do të ngelet edhe për disa muaj.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *