Gjykata Supreme lë përfundimisht jashtë listës Albin Kurtin

Gjykata Supreme ka njoftuar se ka pranuar pjesërisht ankesën e ushtruar nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me heqjen nga lista të pesë kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme. Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.17/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Nr.244-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në, që kandidatët për deputetë Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.
Tutje në njoftim thuhet se gjykata ka konstatuar se në lidhje me kandidatët për deputet, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi- Murtezi PZAP ka bërë vlerësim të gabuar të afatit 3 vjeçar duke e llogaritur ditën e shpalljes së zgjedhjeve me datë 6 janar 2021 si ditë përfundimtare për të vlerësuar afatin 3 vjeçar për përshtatshmërinë e kandidatëve, në kuptim të dispozitës të theksuar.
“Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar se afati 3 vjeçar duhet të llogaritet duke ju referuar datës së aktgjykimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, që në këtë rast është data 14 shkurt 2021”, thuhet tutje në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *