“Regjistrimi, shqetësuese shifrat e migrimi dhe thirrjet për bojkot”

Gjëja e vetme që duhet të na shqetësojë nga regjistrimi është përqindja e qytetarëve të cilët kanë migruar nga vendi. Ky konstatim i presidentit Stevo Pendarovski doli nga takimi koordinues i institucioneve qendrore dhe krerëve të komunave të mbajtur në Kuvend. Pendarovski potencoi se paralajmërimet për bojkot dhe manipulimi me përqindje janë frikë e rezultatit të regjistrimit.

“Na nevojitet regjistrim të cilit nuk do t’i kontestohet rezultati dhe kusht për këtë është të kemi konsensus politik se të drejtat e cilitdo nuk do të rrezikohen pavarësisht rezultatit. Ky politizim përfshinë thirrjet për bojkot, manovrimi me numra dhe përqindjet e etnive dhe paralajmërimet se nuk do të pranohen rezultatet nëse nuk paraqesin pritjet e ndokujt. Edhe pse vijnë nga shumë anë, ata kanë një emërim të përbashkët: të gjitha këto janë refleksion i frikës nga rezultati i regjistrimit. Nëse ka një gjë që duhet të na frikësojë nga regjistrimi, ai është numri i qytetarëve që janë larguar nga vendi, kanë ikur përgjithmonë duke kërkuar jetë me të mirë për vete dhe familjet e tyre”, tha Stevo Pendarovski, President.

Kryeministri Zoran Zaev kërkoi nga të gjitha komunat të bashkëngjiten ne procesin e regjistrimit, me qëllim zbatimin me sukses të operacionit statistikor.

“Ju bëj thirrje që të përfshiheni në të gjitha segmentet e regjistrimit, të ndihmoni sa më shumë që të zbatojmë operacion statistikor 100 për qind të suksesshëm. Enti Shtetëror i Statistikave i posedon të gjitha kapacitetet shkencore dhe profesionale. Gjithçka që na mbetet është t’i dëgjojmë dhe zbatojmë rekomandimet e tyre që të kemi operacion të suksesshëm regjistrues”, pohoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski theksoi se metodologjia për zbatimin e regjistrimit do të jetë publike dhe transparente për opinionin. Simovski shtoi se ndihma logjistike e komunave në procesin e regjistrimit është thelbësore.

“Metodologjia është gati. Të mërkurën do të kemi mbledhje të këshillit ku do të shqyrtojmë edhe njëherë për vërejtjet e mundshme. Nëse ka ndonjë ndryshim, do ta plotësojmë dhe publikojmë. Metodologjia në hollësi e shpjegon mënyrën e zbatimit të regjistrimit”, deklaroi Apostoll Simovski, drejtor i ESHS-së.

Në takimin koordinues ishin të ftuar të gjithë krerët e komunave dhe ministri i Pushtetit Lokal. Nuk kishte përfaqësues nga partitë opozitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *