Protesta për rastin “Monstra”, Ajdari: kërkojmë shkarkimin e prokurores Fatime Fetai (VIDEO)

Bedri Ajdari, kryetari i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra” tha se sot shqiptarët edhe një herë kanë dalë në rrugë për ta ngritur zërin. Ai tha se gjitha faktet dëshmojnë se ky rast është i montuar politik.

“Si familjarë edhe unë si Bedri Ajdari, nga këtu bëjmë thirrje publike dhe ua bëjmë të qartë opinionit të brendshëm dhe të jashtëm që ne nuk kemi edukuar familjarë të shkaktojnë vrasje makabre, aq më pak akte terroriste, përkundrazi gjithmonë do t;i dënojmë aktet e tilla ndërsa gjithmonë do t’i përkrahim të pafajshmit”, tha Bedri Ajdari, raporton SHENJA.

Ai tha se kërkojnë të shkarkohet prokurorja Fatime Fetai.

“E cila ka realizuar urdhrin e qarqeve politike të politikës të dorës së zezë. Ajo u deshtë që gjetjen e provave eventuale ta bëj me të dhëna të argumentuara dhe jo me asociacione”, tha Bedri Ajdari.

Bedir Ajdari tha se shpreh keqardhje për familjarët e viktimave, duke shtuar se vrasësit e vërtet janë të mbrojtur nga vet sistemi i shtetit.

“Kërkojmë ndihmë nga BE dhe SHBA që ta ndihmojnë që ky rast por edhe rastet tjera të montuara të trajtohen nga këndi i pavarur juridik dhe jo siç e bën prokuroria nga këndi i interesave politike nga qarqet e ndryshme”, u shpreh Ajdari.

https://www.facebook.com/b486db3c-84d8-443b-b1ed-43ca59a18888

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *