Zaev: Bojkoti i regjistrimit nuk do t’i sjell asgjë të mirë shtetit

Bojkoti i regjistrimit në të cilin bën thirrje dhe e paralajmëron opozita është vendimi më i keq që mund ta sjell cili do subjekt politik. Kjo mund të sjell dëm për shtetin, konfuzion për qytetarët.

Një qëndrim i tillë është shtyrje me vetëdije e vendit në humnerë dhe kërcënim se do të mbesim një vrimë e zezë në botë si vend i izoluar i cili nuk posedon të dhëna që të mund t’i planifikojë 5, 10, 50 ose 100 vitet e ardhshme nga e ardhmja personale, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.

Pavarësisht, tha Zaev, nëse është paketuar në mënyrë të rreme si një thirrje për mospjesëmarrje apo një thirrje për minimin e operacionit më të rëndësishëm statistikor për vendin, është sjellje e papërgjegjshme dhe mungesë e vetëdijes elementare që duke mos kryer regjistrimin të bëhemi i vetmi vend që nuk mund të planifikojë ndonjë zhvillim nga aspekti ekonomik, arsimor, kulturor.

“Kujt i përshtatet të kemi një të ardhme të planifikuar mbi të dhëna të gabuara më shumë se 20 vjeç? Kush kujdeset nëse ne kemi dështuar në planet e zhvillimit? Askush nuk e dëshiron një vend të tillë si partner. Asnjë investitor nuk do të tregojë interes për të investuar kur sheh se vendi nuk ka statistikat themelore mbi burimet e tij për fuqinë zyrtare të punës, tregun, zakonet e konsumit. Prandaj, ne jemi këtu para jush për të treguar se sa e rëndësishme është që shteti dhe të gjitha institucionet e tij dhe palët e interesit në nivelin qendror dhe lokal të mbështesin Entit shtetëror për statikë për të zbatuar me sukses operacionin e rëndësishëm strategjik statistikor – Regjistrimi 2021”, tha kryeministri. .

Sipas kryeministrit, të dhënat e regjistrimit janë të një rëndësie të madhe për autoritetet lokale dhe janë thelbësore kur bëhet fjalë për planifikimin e zhvillimit të komunitetit, numrin e studentëve në objektet arsimore, numrin e fëmijëve parashkollorë përkundrejt kopshteve si institucione të kujdesit për fëmijët.

“Të rëndësishme për komunat, janë edhe të dhënat për strukturën e kapaciteteve ekzistuese industriale, mirëpo edhe më shumë për potencialet për zhvillimin e këtyre kapaciteteve të cilat gjithashtu mund të identifikohen nga të dhënat statistikore. Të dhënat e regjistrimit gjithashtu zbulojnë mundësitë e komunave për zhvillimin e tregjeve lokale, potencialet turistike”, tha kryeministri Zaev në takimin e kreut shtetëror me drejtorin e Entit shtetërore të statistikave Apostol Simovski dhe me kryetarët e komunave për zbatimin e Regjistrimit të popullsisë , amvisërive dhe banesave.

Ai përkujtoi se regjistrimi është detyrimi ynë si vend kandidat për anëtarësim në BE, sepse, siç tha, kapitulli i statistikave është një nga kapitujt e grupit të parë në negociata dhe prandaj në prill të gjithë duhet të kontribuojmë për ta mbyllur me sukses këtë çështje .

“Të gjithë ne të tregojmë sjellje të përgjegjshme dhe të kontribuojmë në regjistrimin si një përgjegjësi shtetërore – të gjithë ne që jemi në pozita udhëheqëse në shoqëri në nivel qendror ose lokal, që të munden përfitimet nga treguesit statistikor t’u kthehen njerëzve me politika të suksesshme . Me pjesëmarrjen në regjistrim, çdo qytetar do të japë kontributin e tij personal për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Kjo është detyra dhe detyrimi ynë ndaj shtetit, ndaj vetvetes dhe fëmijëve tanë”, tha kryeministri Zaev.

Zaev u bëri thirrje kryetarëve të komunave që të përfshihen të gjitha aspektet në regjistrim dhe të ndihmojnë sa më shumë që të munden për të kryer një operacion të suksesshëm statistikor. Me këtë rast theksoi se me vendimet ligjore, regjistrimi do të realizohet ekskluzivisht si një operacion statistikor në përputhje me standardet e Kombeve të Bashkuara dhe Eurostat, gjegjësisht sipas standardeve dhe praktikave të larta globale dhe evropiane, në mënyrë që, siç tha, kurrë më të mos trajtohet si çështje politike. (Zhurnal.mk)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *