Serbia kalon në ofensivë, i kërkon KFOR të çarmatosë ushtrinë e Kosovës

Në kulmin e paqartësisë politike dhe vakumit të institucioneve në Kosovë, Serbia ndërmerr lëvizjen e radhës.

Qeveria serbe i ka kërkuar zyrtarisht KFOR që të çarmatosë ushtrinë e Kosovës dhe të mos lejojë asnjë forcë të armatosur në vend.

Këtë e ka bërë të ditur gazeta e Beogradit Politika, e cila publikoj detaje nga takimi ndërmjet ministrit serb të mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, i cili është edhe zv.kryeministër dhe kreut të KFOR, gjeneral major, Franco Federici.

Siç bën të ditur Politika, “Stefanoviç gjithashtu kujtoi se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, KFOR është formacioni i vetëm i armatosur legjitim në Kosovë dhe Metohi dhe se pritet të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjitha grupet etnike në provincën jugore serbe.

Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje se përgjegjësia për sigurinë në Kosovë dhe Metohi nuk mund të transferohet te entitetet e tjera dhe vuri në dukje se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës është absolutisht i papranueshëm për Republikën e Serbisë, duke pasur parasysh se ajo shkel Sigurinë e KB Rezoluta e Këshillit 1244 dhe Marrëveshja Teknike Ushtarake”.

Ndërkaq, si gazeta serbe, ashtu edhe portal i ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë nuk kanë bërë të ditur se cila ka qenë përgjigja e gjeneralit Italian të KFOR-it.

Por në faqen zyrtare të trupave të NATO-s në Kosovë nuk përmendet as një rresht si për kërkesën e Stefanoviçit, ashtu edhe për qëndrimin e KFOR.

Në njoftimin zyrtar, theksohet se gjenerali Federici, ka bërë të ditur se KFOR dhe ushtria serbe duhet të ruajnë bashkëpunimin për një mjedis të sigurt, dhe ka bërë të ditur se trupat e NATO-s do të ruajnë popullatën serbe në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *