Rakiq për Kurtin dhe Osmanin: Provokatorët nuk kanë vend në veri

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se është e turpshme vizita në veri e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se kjo vizitë ka qenë provokim dhe që synimi ishte që të nxisnin reagime dhe trazira për përfitime politike, raporton Kosovo-online, transmeton KlanKosova.tv.

“Fakti që ata shoqëroheshin nga njerëz me simbole të UÇK-së tregon një qëllim të maskuar për të provokuar një reagim nga serbët, të cilët u mblodhën se u bënë thirrje përmes protestës që të largoheshin”, është shprehur Rakiq.

“I falënderoj qytetarët e Mitrovicës së Veriut që u përmbajtën dhe nuk ranë në provokim. Ata treguan se kujt i takon kjo pjesë dhe se provokatorët nuk kanë vend këtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *