Mbyllet një objekt hotelierik në Kërçovë – punonte jashtë orarit të lejuar

Dje (30.01.2021) në periudhën prej 19:00-22:00 nëpunësit e policisë së Kërçovës në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë kryer kontrolle në objektet hotelierike.

Oficerët policor kanë konstatuar se një objekt hotelierik në rrugën “Mara Uginova Gina” në Kërçovë nuk i ka respektuar masat anti-Covid dhe ka punuar pas orarit të lejuar.

Inspektorati i Shtetëror i tregut ka mbyllur lokalin dhe kundër pronarit do të ngritet padi penale “mosveprim në përputhje me rregullohet shëndetësore në kohë pandemie” sipas nenit 206 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *