Lëndohen rëndë dy këmbësorë pasi u goditën nga një automobil

Në udhëkryqin nga bulevardi “ASNOM” me rrugën “Vasko Karangeleski” dje, një automjet i udhëtarëve “Opel Vektra” i drejtuar nga G.G. (41) nga Shkupi, është përplasur në këmbësorët V.G. (78) dhe O.Sh. (74), me ç’rast kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Advertisement

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në aksident V.G. dhe O.Sh. kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga ekipi mbikëqyrës nga SPB Shkup.

Advertisement

Leave a Reply