Në Saraj do të ndërtohet mega kompleks turistik me vlerë 200 milion euro (Video)

Liqeni Treska do të shndërrohet në zonën turistike, me qendër rekreative sportive, shtëpiza për strehim të përkohshëm, hapësira afariste, ndërtime për tubime, komplekse hotelierike parqe gjelbëruese, pishina, akuapark, rekuizita për fëmijë etj. Komuna e Sarajit shpalosi planin urbanistik i cili është edhe i miratuar nga Qyteti i Shkupit. Plani përfshin një sipërfaqe prej rreth 76 hektarëve dhe është i ndarë në 4 blloqe.

“Për sport dhe rekreacion mbesin 31 hektarë, për akomodim të përkohshëm rreth 10 hektarëve, për komplekse hotelierike rreth 8 hektarë dhe për Bllok 1, 2 , 3 dhe katër për njësi të mëdha afariste, që përfshijnë 1.1 hektarë, pra hapësira më e vogël. Plani në tërësi përfshin rreth 76 hektarë, vetë liqeni është 13 hektarë…”, tha Bexheti.

Pasi që të përfundojnë çështjet juridike, Qeveria do të shpallë thirrje publike për investitorët, ku më pas duhet të fillojnë punimet, të cilat sipas kalkulimeve fillestare nuk pritet të zgjasin më shumë se tre vite, ndërsa do të kushtojnë jo më pak se 200 milion euro.

“Do të shndërrohet në një atraksion të vërtetë, jo vetëm për Sarajin, Shkupin por edhe më gjërë, pasi që në bazë të informacioneve që i kemi, kështu qendre në shtetet në rajon nuk kanë prezentuar… Vazhdojmë të punojmë që përveç shpalljes së Zonës së Lirë turistike, realisht të fillojë rregullimi, konform planit urbanistik… 0003 Ka një projeksion që është me qindra miliona euro dhe arrin në bazë të ekspertëve, që krijohen diku 1000 vende pune, në kuadër të kësaj zonë të lirë turistike”, shtoi Bexheti.

Për parcelat ndërtimore duhet të përcaktohet më së paku 20 përqind hapësirë e rregulluar me gjelbërim, ndërsa të gjitha ndërtimet planifikohen të jenë me formësim fasade nga materiale ekologjike dhe natyrore, siç janë dru dhe gurë, ndërsa ndërtimet bëhen me parametra kufizuese.

Përreth zonës së qendrës rekreative sportive “Liqeni Treska” është planifikuar zonë e mbrojtur e cila do të shfrytëzohet si plazh, ndërsa në këtë zonë siç është theksuar në plan lejohen vetëm veprimtari dhe aktivitete që nuk do të shkaktojnë ndikime negative mbi kualitetin e ujit të liqenitNë bllokun e dytë, me sipërfaqe prej rreth 12 hektarëve janë paraparë shtëpiza për akomodim të përkohshëm, blloku 3 me sipërfaqe prej 9,53 hektarë për kompleks hotelierik, ndërsa në bllokun e 4 në sipërfaqe prej 2,41 hektarë janë paraparë njësi tregtare të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *