Ky është numri i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit

Në Komisioni Qendror Zgjedhor është duke u hedhur shorti për numrat që partitë politike do t’i kenë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Insajderi.

Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje do të garojë me numrin 134.

Bartës i listës dhe kandidatë për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës është Enver Hoxhaj, ish ministër i punëve të jashtme.

Kujtojmë që dy figurat emblematike të PDK-ës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli gjenden në Gjykatën Speciale në Hagë./Insajderi.org/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *