Në Greqi zbulohet varianti i koronavirusit të Afrikës së Jugut

Autoritetet greke kanë konfirmuar të dielën, rastin e parë të variantit të koronavirusit të Afrikës së Jugut, duke bërë që zyrtarët e lartë shëndetësorë të fluturojnë në zonën ku u zbulua për t’u takuar.

Ministri që drejtoi reagimin e qeverisë ndaj pandemisë dhe kreu i trupës së shëndetit publik të vendit u takua me mjekë dhe peshkopin vendor në qytetin verior të Selanikut. Varianti besohet të jetë më ngjitës sesa lloji origjinal dhe ai u zbulua në një dhjak 36-vjeçar në periferi të qytetit.
“Ne do të bëjmë analiza për të izoluar personat që kanë qenë në kontakt me pacientin,” tha Panagiotis Arkoumaneas, kreu i Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *