Bullgaria vendos test PCR edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë për të hyrë në Bullgari deri më 30 prill, në përjashtim të disa rasteve, si kalimi tranzit nëpër Bullgari. Këto rregulla vlejnë për transportin tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor.
Shtetasit bullgarë mund të hyjnë në Bullgari edhe pa test PCR të 72 orëve të fundit, por duhet t’i nënshtrohen karantinës 10 ditore.
Testi i detyrueshëm PCR në 72 orët e fundit, vlen edhe për shtetasit e BE-së dhe vendeve të rajonit (Serbia, Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali I Zi), njoftoi Ambasada e Shqipërisë në Sofje, duke theksuar vendet Shengen dhe shumë vende tjera jo-evropiane.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply