
Policia po heton ekzistimin e një punëtorie për falsifikimin e parave në rajonin e Tetovës. Sipas “Alsat” brenda grupit hetimorë bëjnë të ditur se paratë e kapura të falsifikuara më 27 janar në një kazino të Kumanovës, krijojnë pista hetimi në rajonin e Tetovës ku dyshohet për një punëtori e cila jo pak bankënota ka lëshuar në përdorim.
Informacionet e fundit të cilat po i përpunon policia lidhen me ngjarjen e 22 janarit, kur pak minuta para mesnate personat e dyshuar nga Kumanova kanë marr një shumë parash nga një person në afërsi të pikës pagesore në Zhelinë. Para ka marr edhe një shtetas nga Kosova identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i njohur për policinë.
E gjitha që i është thënë policisë është fakti se paratë janë marr nga një person me veturë të tipit Audi rreth orës 22:00 në afërsi të Tetovës. Në treg janë lëshuar kryesisht bankënota 50 dhe 100 euro, transmeton Shqipmedia.