Naser Ziberi prej sot në detyrën e re, Avokat i Popullit i Republikës Maqedonisë së Veriut

Ombudsmani i ri Naser Ziberi do të jap betim solemn para kryetarit të Kuvendit

Avokati i ri i Popullit i sapozgedhur, Naser Ziberi sot do të jap betimin solemn para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.

Ziberi u zgjodh ombudsman në seancë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut më 25 janar të këtij viti.

Ai detyrën e merr nga Ixhet Memeti i cili ishte në krye të këtij institucioni 16 vite, gjegjësisht dy mandate me nga tetë vjet.

Ziberi është i lindur në vitin 1961. I diplomuar në vitin 1985 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2010 ai dha provimin e jurisprudencës. Në periudhën 1986 – 1990 ka punuar si gazetar në gazetën “Flaka e Vllazërimit”. Në zgjedhjet e para parlamentare shumëpartiake në vitin 1990, por edhe në zgjedhjet në vitin 1994 dhe 1998, ai u zgjodh deputet në Kuvend. Nga viti 1996 deri në vitin 1998, Ziberi ishte gjithashtu ministër i Punës dhe Politikës Sociale, si dhe Zëvendëskryeministër.

Ziberi në zgjedhjet e fundit parlamentare në qershor të vitit të kaluar u propozua nga BDI kandidat për kryeministër të parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *