Keqpërdorim i 60 ski-biletave në Kodrën e Diellit, gjoba të larta

Faqja zyrtare e qendrës së skijimit në Tetovë “Kodra e diellit” ka njoftuar se brenda javës janë keqpërdorur afro 60 ski-bileta fëmijësh. Për të cilat palajamërohen gjoba të larta.

” Lusim skiatorët, borderët dhe të gjithë vizitorët që t’i respektojnë rregullat e Ski- Qendrës. Poashtu, është vërejtur keqpërdorim i ski-biletave nga ana e përdoruesve. Gjatë vetëm një dite të fundjavës është konstatuar keqpërdorim i 60 biletave për fëmijë që janë përdorur nga persona të rritur, me çka biletat janë konfiskuar. Ju njoftojmë se çdo keqpërdorim sanksionohet dhe për të njejtat parashikohen gjoba të larta. “

Përndyshme këto janë çmimet e reja të ski-biletave të cilat u vendosën me vënien në funksion të skiliftit me gjashtë ulëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *