Reperi kosovar Fero nuk beson në Covid-19, kam 23 vite me këtë sëmundje

Reperi i njohur kosovar, Fero nuk beson në ekzistencën e Koronavirusit

Koronavirusi tash e një vit është duke shkaktuar vdekje të mëdha, por në Kosovë ka të shumtë që nuk besojnë në ekzistencën e këtij virusi famkeq.

Një ndër ta është edhe reperi Fero, i cili ka thënë se e ka koronavirusin që 23 vjet.

“Me të kallxu drejt unë nuk besoj ne koronavirus. A po din qysh, unë e kam këtë grip që 23 vjet. Ky eshtë grip, vec ia kanë lanë një emër. Politika po i lun politikat e veta”, ka thënë Fero për NIN të Klan Kosovës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *