Hoxhë Nuhi Ganija reagon për emisionin “Përputhen”: Përhapje e degjenerimit dhe imoralitetit në shoqëri

Imami nga Tetova, Nuhi Ganija ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook në lidhje me emisionin kontrovers “Përputhen” që po transmetohet në Top Channel të Shqipërisë. Ai me të drejtë ka reaguar ashpër duke theksuar se aty gjen vetëm tradhtëti dhe degjenerim dhe ka bërë apel që shikuesit të kenë kujdes dhe të bëjnë dallimin në mes atyre që edukojnë dhe atyre që degjenerojnë brezin e ri.

Advertisement

Ky është reagimi i plotë i hoxhës:

“I ashtu quajturi emisioni “Perputhen” ne
TOP CHANNEL nuk synon gje tjeter pos perhapjes se degjenerimit dhe imoralitetit ne shoqeri e me theks te veçant tek brezi i ri.
Bollni më me kesi projekte shkaterruese!
Ku ishim si shqiptare e ku na sollen disa te pamoralshem si shoqeri…
Atje ku nuk ka fe e moral aty gjen vetem tradheti dhe degjenerim.
Shoqeria jone nje gje duhet ta dije se:
Nuk jane te njejte ata qe edukojne me ata qe degjenerojne brezin e ri!”

Ky është njëri ndër reagimet e shumta që vijnë ditët e fundit në adresë të këtij emisioni. Ditë më parë kishte reaguar edhe hoxha i njohur nga Kosova Husamedin Abazi.

“Janë t’u desht me çmend popullin me ato që po i qesin në televizion. Ton ditën filma dhe jam i bindur që kjo është e planifikuar me e çmend këtë popull. Çka janë ato, Përputhen ç’përputhën, ato janë shkatërrim për këtë rini” kishte shtuar ndër të tjera ai.

Advertisement

Leave a Reply