Qeveria sot mban seancë, vendimet që pritet të sillen

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 43-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi për punë dhe në interes të qytetarëve.

Siç theksohet në kumtesën e qeverisë, me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria sot do ta shqyrtojë Propozim-strategjinë për prodhimin e duhanit për periudhën 2021-2027, me Plan Veprimi.

Në mbledhjen e sotme do të vendoset për shqyrtim dhe miratim Programi për punë për vitin 2021 i Agjencisë së Energjetikës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjen e rregullt e cila do të mbahet me fillim në orën 12:00, para ministrave për shqyrtim janë edhe Programi për punë i Agjencisë për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, Programi për ndryshimin e Programit për riprodhim të zgjeruar të pyjeve për vitin 2021 dhe Programi për ndryshim dhe plotësim të Programit për zhvillim dhe avancim të gjuetisë dhe për kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve për gjah nën mbrojtje në reproqendrat për vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *