Spasov u arrestua pasi u denoncua për dhunë familjare, Ministria do të kërkojë ekstradim

Vrasësi i Martin Neshkovskit, Igor Spasov u arrestua në Bullgari pasi u denoncua për dhunë familjare në lagjen “Mladost”.

Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes,e ka arrestuar, për çfarë Ministria e Drejtësisë tash do të fillojë procedura për ekstradim.

“Deri te Ministria e Drejtësisë gjatë mëngjesit ka arritur njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, se personi Igor Spasov është arrestuar në Sofje. Ministria e Drejtësisë, pas grumbullimit të dokumenteve të nevojshme, në afatin e parashikuar, deri te institucionet bullgare do të dorëzojë kërkesë për ekstradim të Igor Spasovit para në vend”, thanë nga Ministria e Drejtësisë për “Fokus”.

Spasovi ishte arratisur nga Maqedonia e Veriut, pasi u dënua me 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit. Vrasje kjo që ndodhi pas fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e vitit 2011./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *