
Një ekip shkencëtarësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që po zhvillon hetime rreth origjinës së koronavirusit të ri, vizitoi të hënën një qendër të kontrollit të sëmundjeve në provincën Hubei të Kinës, një institucion kyç në menaxhimin e hershëm të shpërthimit të virusit.
Advertisement
Virusi u shfaq për herë të parë në kryeqytetin e kësaj province në Wuhan, në fund të vitit 2019.
Autoritetet kineze nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me vizitën e ekipit në Qendrën Provinciale të Hubei-t për Kontrollin e Sëmundjeve.
Ndërkohë një prej ekspertëve të OBSH-së Peter Daszak u tha gazetarëve se ekipi kishte zhvilluar një “takim shumë të mirë e të rëndësishëm”./Express/
Advertisement