VMRO – DPMNE nesër do të fillojë me iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për anulim të ligjit për regjistrim

VMRO – DPMNE nesër fillon me mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e ligjit për regjistrim, me të cilin parashikohet, pas 19 viteve, më në fund të zbatohet regjistrimi i popullsisë. Nga kjo parti vlerësojnë se, nëse regjistrimi duhet të zbatohet në pranverë, ai të jetë në formë elektronike, me zbatimin e bazave të të dhënave në më shumë institucione, transmeton Portalb.mk.

“Iniciativa e mbledhjes së nënshkrimeve fillon në njësitë rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Pasi të mblidhen 100 nënshkrime, i dorëzohen kryetarit të Kuvendit, ndërsa më pas iniciativa i ridërgohet komisioneve amë. Pasi të konstatohet kompletimi i 100 nënshkrimeve të para, atëherë njoftohet kryetari i Kuvendit”, paralajmëroi sot lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Pas kësaj rrjedhin procedurat e mëtejme për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e ligjit për regjistrim. Mickoski tha mbledhja formale e nënshkrimeve do të mund të pritet në fillim të muajit të ardhshëm. Ai tha se partia e tij, mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë regjistrim me vizita në terren në kushte të pandemisë.

Mickoski hodhi poshtë idenë për regjistrim të kombinuar që e përmendi kryeministri, Zoran Zaev, sepse siç tha ai, ajo do të nënkuptonte sërish vizita në derë nga ana e regjistruesve dhe kërkesë të numrit amë./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *