Suharekë: 17-vjeçarja përdhunohet në shtëpinë e saj

Një vajzë 17-vjeçare nga Suhareka ka raportuar në polici se përderisa ishte e vetme në shtëpinë e saj, një burrë ka hyrë në shtëpi dhe e ka përdhunuar seksualisht.

Ajo është paraqitur në Stacionin e Policisë në Suharekë së bashku me prindin e saj. dje me datë 02 shkurt në orën 6 të mëngjesit.

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

Kështu bëri të ditur për Klan Kosova Shaban Osmanollaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Me datë 02.02.2021 rreth orës 06:00 në S.P. Suharekë eshte paraqitur viktima me prindin e saj dhe deklarojnë se perderisa e mitura ishte e vetme në shtëpi dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar. Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda si dhe është njoftuar njësia e hetimeve e rajonale dhe janë duke proceduar me rastin. Me urdhër të prokurorit i dyshimti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është derguar në IML për ekzaminim mjekësor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *