
Nëpërmjet një konference për media, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka njoftuar se opozita ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve për anulimin e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe i njëjti të mbahet në prill të 2022-s.
“Lëreni këtë proces që të realizohet në prill të 2022-s”, kërkoi Mickoski.
Ai edhe sot ka përsëritur kërkesën që regjistrimit të realizohet në formë elektronike, kjo siç thotë Mickoski, “që të mos rrezikohet shëndeti i popullatës”.
“Unë e di se ju doni t’i angazhoni aktivistët e juaj, ata të LSDM-së dhe BDI-së që të ju jepni një mëditje, që t’i motivojnë pak ata, sepse janë të pamotivuar deri në skaj që të punojnë për zgjedhje lokale. Por, besoni. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve nuk ka çmim”, tha Mickoski./TV21