
Në oborrin e burgut të Tetovës është gjetur një qese me marijuanë, aktualisht nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, shkruan Portalb.mk.
Advertisement
Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se droga është gjetur dje në mbrëmje, ende nuk ka informacione se nga kush ishte përdorur e njëjta.
“Dje (01-shkurt) rreth orës 18:30, një punonjës i IKP “Burgu i Tetovës” në SPB Tetovë ka raportuar se në oborrin e këtij institucioni është gjetur një qese najloni me marijuanë. E njëjta është marrë për ekspertizë dhe po merren masa për pastrimin e plotë të çështjes” njofton Fatmir Rexhepi, nga SPB-Tetovë.
Advertisement