Përqindja e vdekshmërisë nga COVID-19 ka rënë dukshëm që nga fillimi i pandemisë, thuhet në një studim të ri

Përqindja e vdekjeve në mesin e personave që kanë përfunduar në repartet intensive nga COVID-19, është përmirësuar dukshëm që nga fillimi i pandemisë – dhe atë falë avancimit të trajtimit, thuhet në një studim të ri, shkruan The Guardian.

Proporcioni i atyre që janë goditur rëndë nga coronavirusi dhe që kanë vdekur nga ky infeksion, ka rënë nga 60 për qind sa ishte në fillim të vitit të kaluar – në 36 për qind në dhjetor, thuhet në studimin e ri që tregon trendin global, transmeton Telegrafi.

Ky trend pozitiv i rënies po vazhdon ku gati 60 për qind sa ishte në fund të marsit, në 42 në fund të majit. Gjetjet janë bazuar në 52 studime në mbarë globin, ku janë përfshirë 43.128 pacientë dhe është publikuar në revistën medicinale Anaesthesia.

Pesë autorët janë specialistë në sistemin shëndetësorë britanik të udhëhequr nga profesori Tim Cook, një person i respektuar nga reparti intensiv në spitalin mbretëror në Bath.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *