Plani i Bill Gates për të parandaluar pandemitë e ardhshme

Që kur u bënë me dije rastet e para të Covid 19, Bill Gates ka dhënë këshilla mbi aspekte si ndalimi i përhapjes së virusit, vaksinat dhe përpjekjet që duhet të bëjnë shtetet e ndryshme në betejën kundër koronavirusit.

Tani, bashkëthemeluesi i Microsoft ka prezantuar një propozim për të parandaluar pandemitë e ardhshme.
Sipas Bill Gates, na duhet “një skuadër bom barduesish pandemikë”.

“Nuk duhet të lejojmë që pandemitë të na kapin sërish të papërgatitur. Së pari, na duhet të gjejmë vatrat e sëmundjes shumë shpejt dhe kudo që ka vatra. Për këtë, nevojitet një sistem në shkallë të gjerë.

Shtylla e këtij sistemi do të jenë testimet. Sapo të zbulohet një patogjen shumë infektues apo i panjohur, ‘skuadra e bom barduesve pandemikë’ do të hyjë në aksion.
Do të jenë rreth 3000 ekspertë të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme, në çdo moment, në çdo cep të botës”, u shpreh Gates.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *