Pendarovski: Asnjëherë nuk kam pasur takim me familjet e të akuzuarve në rastin “Monstra”

Nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski reaguan pas deklaratës së Bedri Ajdarit që e dha dje në “Click Plus”.

“Presidenti Stevo Pendarovski e kupton dhimbjen e familjeve që humbën fëmijët e tyre dhe më të afërmit në Liqenin e Smillkovës si dhe dëshirën e familjeve të të akuzuarve që të zbulohet e vërteta për të gjithë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Pendarovski.

Pendarovski, thuhet më tej, gjithmonë është angazhuar edhe për këtë por edhe për të gjitha ngjarjet penale në të cilën kryesit e veprës duhet të marrin dënim dhe asnjë i pafajshëm të mos burgoset.

“Megjithatë, presidenti Pendarovski, në lidhje me rastin “Monstra”, asnjëherë nuk ka pasur takim me familjet e të akuzuarve, as që ka informacione në lidhje me vrasjen, të marra nga burime të huaja ose të brendshme, si në periudhën para se të zgjidhet president edhe më pas”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *