Situata në burgjet e Maqedonisë alarmante, kërkohet intervenim urgjent nga shteti

Raporti për gjendjen dhe kushtet në institucionet përmirësuese në RMV: Ndërmarrje urgjente dhe e pashmangshme e masave nga ana e MSH për sigurimin e qasjes së papenguar në sistemin shëndetësor

Ndërmarrje urgjente dhe e pashmangshme e masave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e qasjes së papenguar në mbrojtje shëndetësore të të gjithë të dënuarve, sigurimin e pakove higjienike për të dënuarit në të gjitha institucionet dhe përmirësim të higjienës në Burgun e Tetovës, Burgun e Manastirit dhe Burgun e Kumanovës, me qëllim të parandalimit të përhapjes së KOVID-19, janë pjesë e rekomandimeve të dala nga Raporti i parë për gjendjen dhe kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe institucionet edukuese – përmirësuese në RMV për periudhën 1 gusht – 1 tetor 2020.

Nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut informuan se Raporti bazohet në vizitat në teren, të realizuara nga ana e përfaqësuesve të tyre dhe të Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë, në të gjitha institucionet ndëshkuese – përmirësuese dhe institucionet përmirësuese – edukuese në shtet.

Në Raport theksohet se në rast të kufizimit të kontakteve fizike të të dënuarve me botën e jashtme, Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve duhet edhe më tutje të vazhdojë me gjetjen e mënyrave alternative për kontakt të të dënuarve me të afërmit e tyre.

Nga Komitetit rekomanduan se duhet të sigurojnë kushte materiale adekuate në institucionet me qëllimin mundësimin e trajtimit human të të dënuarve.

Theksuan se nevojitet angazhim i kuadrit adekuat në institucionet në kuptim të risocializimit dhe zhvillimit dhe zbatimit të programeve adekuate për risocializim.

Nga Komiteti i Helsinkit theksuan bashkëpunimin mes qendrave për punë sociale dhe Agjencisë për Punësim me qëllim të ndihmës paspenale të të dënuarve.

Në vijim e keni gjithë Raportin për gjendjen dhe kushtet në institucionet ndëshkuese – përmirësuese dhe përmirësuese – edukuese në RMV për periudhën prej 1 gushtit – 1 tetor 2020.

https://mhc.org.mk/wp-content/uploads/2021/02/izvestaj-helsinski-popravni-domovi-mk.pdf.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *