UNSHM merr vendim: Bojkoti ndërpritet përkohësisht

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme të Maqedonisë përmes llogarisë së tyre në Instagram kanë lajmëruar se bojkoti i maturantëve do të ndërpritet përkohësisht.

” Pas takimeve me deputetët në Kuvend, Unshm është i sigurt se gëzon mbështetjen e më shumë se 70 deputetëve në legjislaturë. Në këtë drejtim, Kuvendi Qëndror i Unionit ka vendosur të pezullojë përkohësisht bojkotin e orëve të mësimit – nga 6 deri më 12 shkurt 2021. Bojkoti ynë është rezultat i mosdëgjimit të problemeve, argumenteve dhe propozimeve tona konkrete. Në asnjë mënyrë, nuk synon humbjen e mësimdhënies dhe të mësimnxënies, por ndryshimin e modelit të maturës shtetërore këtë vit. Ne gjithashtu kemi nevojë edhe për mësimdhënie cilësore por dhe për një maturë shtetërore të modifikuar dhe zhvillim të mëtejshëm arsimor dhe profesional. Për shkak të kësaj, Unioni lë rastin dhe kohën që institucionet të pranojnë dhe zbatojnë kërkesat tona” shkruhet në kumtesën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *