Armend Zemaj jep lajmin e madh, ja kur do të kthehet normaliteti në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se pas ardhjes së vaksinës antiCOVID, normaliteti në vend do të kthehet në muajt qershor dhe korrik. Zemaj, gjatë një vizite në Spitalin e Vushtrrisë, ka thënë se presin që gjatë këtij viti të angazhohen 1,000 persona staf i mesëm në Spitalet e Kosovës.

Zemaj tha se vaksina kundër COVID-19 po vjen në Kosovë.

“Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthehemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do  t’i angazhojmë gjatë këtij viti”, tha ndër të tjera ai.

Ai ka lavdëruar punën e dikasterit që udhëheqë, duke vlerësuar se kanë bërë zgjidhje për shumë probleme të trashëguara.

“Iu kemi dhënë zgjidhje shumë problemeve që kanë qenë të trashëguara. Ekspertët tanë, politikat e MSH-së, arritën ta vënë në përdorim plazmën për trajtim me COVID-19. Spitali i Vushtrrisë na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë”, tha ministri në detyrë i Shëndetësisë, shkruan Insajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *