Fillon pagesa e “TVSh-ja ime” (Moj DDV) për tremujorin e fundit të 2020-s

Drejtoria për të Ardhura Publike ka njoftuar se ka filluar procesi për realizimin e pagesës për “TVSh-ja ime” për tremujorin e fundit të vitit 2020-të.

Sqarojnë se qytetarët të cilët kanë skanuar fatura fiskale, nëpërmjet aplikacionit “TVSh-ja ime” për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, do t’u realizohet pagesa e tatimit që shkruan në faturat fiskale.

Njoftojnë se gjatë asaj periudhe, janë skanuar 67.272.456 fatura fiskale me shumë prej 33.398.356.346 denarë, kurse qytetarëve do t’u kthehen 382 milionë denarë, apo rreth 6.1 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *